Wednesday, October 3, 2007

natyra ne Kosove

VDEKJA MASIVE E BLETËVE, SHENJË E RREZIKIMIT TË
NJERËZIMIT?!

Shkencëtarët thonë se pa ndalimin e pesticideve sistematike, të cilat pas tyre po shkatërrojnë bletët në shkallë botërore, planeti mund të përballet me një sindromë tjetër të zhdukjes:atë të species njerëzore. Para nja pesëdhjetë vitesh Ajnshatjni kishte folur për lidhjen e varësië ndërmjet bletëve dhe njeriut”Nëse bletët zhduken nga globi, kishte parandier ai, se njeriut i kanë mbetur edhe 4 vite mbijetesë”
Është një epidemi e pabesueshme e një përmase të paparë, që po përhapet në një kohesferë në tjetrën në planet. Brenda disa muajve ndërmjet 60 përqind dhe 9 përqind e bletëve janë “avulluar” në Shtetet e Bashkuara.
Shkencëtarët kanë arsye për tu shqetësuar sepse shume bime kanë nevojë për bleta se perndryshe është i pamundshëm fekondimi i tyre. Pa bletë nuk do të ketë pjalmim e nga kjo as pemë e perime, “Tri të katërtat e kulturave që i kosumon njeriu varen nga pjalmimi pra nga bletët” thotë Barnar Vesier, specialist i pjalmimit në INRA.
A duhet inkriminuar pesticidet, apo ndonjë mikrob të ri? Apo rritja e lirimit elekro magnetic, po ç’rregullon nanopartikulat e magnetit në barkun e bletëve?
Një studim i bërë në ADN-në e shumë bletëve, ekipi hulumtues i vendosur në Guadalahara, një provincë në lindje të Madridit, i njohur si qendra e industriesë spanjolle të naftës thotë se ekziston një parazit shume i rrezikshëm”. Ai mund t’i rezistojë si vapës ashtu edhe të ftohtit dhe infekton një luzmë Brenda dy muajsh, ne mendojmë se 50 përqind e zgjojeve tona janë të kontaminuara. Spanja me 2.3 milion zgjoje është vendi me i një qereku të bletëve shtëpiake te Bashkimit Evropian.
Para nja pesëdhjetë vitesh Ajnshtajni kishte folur për varësinë e bletëve dhe njeriut: ”Nëse bletët zhduken nga globi, kishte parandier ai, se njeriut i kanë mbetur edhe 4 vite mbijetesë”

No comments: