Wednesday, October 3, 2007

VDES GJELBRIMI NË PRISHTINË

VDES GJELBRIMI NË PRISHTINË


“Velania” vend i preferuar për hedhjen e mbeturinave të ngurta”
Veseli: Mendojmë se Prishtina ka pasur mundësi të bëjë hapësira më të mëdha gjelbëruese në këtë qytet, por komunës i mungon planifikimi, ngase me 30 mijë euro te tepruara në vitin 2006 ka mundur të bëhet edhe me shumë
Esat Tahiri, banor, shtëpia e të cilit është e rrethuar me mbeturina pohon se askush nga Komuna e Prishtinës pamvarësisht nga kërkesave të shumta nuk ka ardhur për ta shikuar gjendjen dhe për të ndërmarr diçka në parandalimin e saj.
Gjelbërimi shkatërrohet paratë teprojnë- Ndërkaq për vitin 2006 Komuna e Prishtinës për territorin e gjelbëruar prej 122.578 metra katror ka ndarë një shumë prej 100 mijë eurove. Muhamet Gashi nga zyra për informim në Komunën e Prishtinës, ka thënë se në këtë shumë përfshihen dy zona gjelbëruese për mirëmbajtje, e para përfshin “Varrezat e Dëshmorëve”, “Varrezat e Jahudive”, pastaj lagjet “Kodra e Diellit” dhe “Ulpiana” ndërsa për mirëmbajtje sipas tij ai ka zgjedhur firmën “Los Palmas”, të cilës i ka ndarë një shumë prej 37 mijë e 227 euro. Ndërsa zona e dytë e kap “Qendrën” dhe lagjen “Dardania” në një sipërfaqe prej 146.587 metrave katror, komuna ka ndarë shumën prej 34.681 euro të cilat i kanë takuar ndërmarrjes “Hortikultura”
Nga kjo llogaritje del se komuna e Prishtinës ka harxhuar me pak se që ka planifikuar për mirëmbajtje të gjelbërimit në qytet pëderisa mbeturinat dhe zvogëlimi i këtyre hapësirave nga to është gjithnjë në rritje.
Inspeksioni komunal jo në nivelin e duhur- kohë më parë KK i Prishtinës ka përzgjedhur një kompani private “Park Projekt” e cila duhej marrë me qështjen e mbeturinave të ngurta. Gjë të cilën si duket kjo kompani nuk e ka marrë si detyrë të veten, ngase nga pjesët ku janë të grumbulluara këto mbeturina nuk është ndërmarrë asgjë për largimin e tyre, një rast i tillë është edhe lagjja “Velania”, pikërisht edhe rruga”Isa Boletini”.

No comments: